Ndërsa po afrohen zgjedhjet lokale në Kosovë të caktuara për 12.09.2025, bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia po përfshihet aktivisht në procesin zgjedhor. Duke iu bërë thirrje personave të zhvendosur nga Kosova që të marrin pjesë në zgjedhje, Beogradi i fton ata të votojnë në zgjedhjet në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e çdo vote për “mbijetesën në vatrat shekullore”.
“Gjatë kohëve të sfidave më të mëdha për popullin serb në Kosovë dhe Metohi, çdo zë është i rëndësishëm për qëndrimin dhe mbijetesën tonë në vatrat shekullore,” thuhet në mesazhin e Komesarit.
Apeli, sipas tyre, është bërë nga serbët e Kosovës. “Republika e Serbisë u bën thirrje personave të zhvendosur brenda vendit nga krahina jugore, të cilët janë të strehuar përkohësisht në Serbinë qendrore, që të votojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Metohi të caktuara për 12 tetor 2025.”
Ashtu si për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale Komesariati do të organizojë transport nga Serbia për në Kosovë në ditën e votimit.
“Qytetarët e interesuar mund të paraqiten deri më 10 tetor në numrin falas të telefonit 0800-000-506 çdo ditë pune nga ora 8 deri në 16 për të marrë të gjitha informacionet.”