Zyrtari i IT-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Faton Hajzeraj, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal lidhur me rastin e shpërthimit te ky institucion, e ka pësuar me suspendim.
Vendimi për këtë masë është marrë për një periudhë prej gjashtë muajsh, transmeton klankosova.tv, ndërsa në kuadër të këtij vendimi, Hajzeraj do të paguhet 50% nga rroga e tij, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë se në muajin prill, në oborrin e QKUK-së ndodhi një shpërthim, ku cak ishte vetura e drejtorit të atëhershëm të këtij institucioni, Osman Hajdari.
Ndërsa lidhur em këtë incident, më 9 shtator, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda e Policisë së Kosovës ka ndaluar 11 persona të dyshuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Hajzeraj.