Lushi ironizon me “patriotët”: Në luftën tjetër patjetër që do të merrni pjesë të gjithë

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi ka adresuar kritika ndaj atyre që pyesin se si UÇK nuk ka qenë një ushtri si e Amerikës apo Izraelit. Ai tha se 99.99 për qind e tyre dhe familjarëve të tyre nuk kanë qenë pjesë e luftimeve të UÇK-së. Megjithatë, thekson se në Hagë po tregohet se UÇK jo vetëm se ishte e përbërë prej trimave por edhe prej njerëzve të mençur.

“Disa shqiptarë, 25 vjet pas luftës, po pyesin, kinse të habitur, si ashtu UÇK nuk paska qenë ushtri si ushtria e Amerikës apo Izraelit, por po harrojnë që 99.99% e tyre dhe familjarëve të tyre nuk iu bashkuan në luftime UÇK-së.  Pikërisht ky fakt e bën UÇK-në heroike dhe ndërmarrjen më të suksesshme kryengritëse botërore prej pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot. UÇK në Hagë po tregon që jo vetëm ishte e përbërë nga trima, por edhe njerëz të mençur që po dinë lojën politiko-juridike të të huajve më mirë se të huajt. Pra UÇK, ndonëse pakicë, po fiton edhe betejen e fundit jo aq për vete sa për JU. Në luftën tjetër patjetër që do të merrni pjesë të gjithë!”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme