Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në lagjen ‘Ulpianë’ të Prishtinës.
Zëdhënësi i komunës, Enis Pllana, ka konfirmuar se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.