Hysni Syla: E mora lajmin e gëzuar në ShBA – Thaçi e të tjerët kthehen shumë shpejt në Kosovë

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Hysni Syla, i njohur si komandant “Daja i vogël”, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shpejt do të kthehen në Kosovë.

Ai tha se këto informata i ka marrë në ShBA tre ditë më parë.

“Sonte e them me përgjegjësi qe 3 ditë e mora lajmin e gëzuar në ShBA që shumë shpejt, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e shoku im Rexhep Selimi, do të kthehen në Kosovë”, ka thënë Hysni Syla, raporton gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj.

Këto fjalë, Syla i tha gjatë një tubimi parazgjedhor të së mërkurës që PDK-ja po e mban në Drenas.

Të ngjashme