Kanadaja bëhet vendi i parë i G7-s që njeh shtetin e Palestinës

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kanadaja njeh shtetin e Palestinës. Kështu njoftoi të dielën, kryeministri kanadez, Mark Carney.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij X, Carney thotë se “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit”.

Njohjen të dielën pritet ta shpallë edhe Britania e Madhe. 

Të ngjashme