Bali Muharremaj: Fitorja nuk lind rastësisht, ndërtohet me besim dhe me zemër

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për Komunën e Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë një mesazh motivues për qytetarët dhe përkrahësit e tij në prag të zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka theksuar se çdo fitore është rezultat i punës, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

“A e dini pse fitojmë? Sepse fitorja e ardhshme nuk lind rastësisht, ajo ndërtohet me besim dhe me zemër. Ia kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, me duar të bashkuara, pas çdo suksesi të punës, se nuk do ta tradhtojmë njëri-tjetrin në momente të caktuara,” ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme