Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit, zhvilloi nëj tubim në Han të Elezit, në përkrahje të kandidatit të kësaj partie, mehmet Ballazhit për kryetar të kësaj komune.
Postimi i plotë:
Hani i Elezit ka treguar pozitivitet, dinjitet dhe vlera të mëdha, dhe sot jemi bashkuar për ta mbështetur një kryetar të mirë e të dëshmuar, Mehmet Ballazhin.
Nën udhëheqjen e tij, nga një vendkalim, këtë komunë e kemi kthyer në një vendqendrim.
Prandaj, më 12 tetor, me PDK 191, fitorja do të jetë e sigurt sepse puna e mirë duhet të vazhdojë!

