Në Gjakovë u mbajt tubim i jashtëzakonshëm ku shumë qytetarë iu bashkuan kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës, Shefqet Shehu. Atmosfera që mbretëroi ishte e mbushur me entuziazëm, energji dhe vendosmëri për ndryshim.
Qytetarë të shumtë të Gjakovës treguan hapur përkrahjen e tyre të fuqishme për vizionin dhe programin e z. Shehu, duke e kthyer këtë tubim në një manifestim të madh drejt fitores së LDK-së në Gjakovë.
“Ky besim i madh qytetar është motivi ynë më i fuqishëm. Gjakova meriton zhvillim, qeverisje të përgjegjshme dhe shërbime cilësore për secilin qytetar. Ne jemi të gatshëm ta sjellim këtë ndryshim,” u shpreh Shefqet Shehu para qytetarëve.
Tubimi i sotshëm është dëshmi e qartë se LDK po hyn në këtë garë zgjedhore me mbështetje masive dhe me bindjen e plotë se Gjakova do të rikthehet në duar të sigurta. Fryma e bashkimit, energjia e qytetarëve dhe besimi në kandidatin Shefqet Shehu po e bëjnë gjithnjë e më të prekshme fitoren e LDK-së në këtë komunë.

