Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar familjen Rushiti në Sllatinë e cila gjatë luftës ka humbur dy anëtarë të saj.
Ai tha se sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë.
“Mbrëmë vizituam familjen Rushiti në Sllatinë, e cila gjatë luftës ka humbur dy anëtarë të saj më të dashur. Bisedat dhe mikpritja e tyre e ngrohtë na prekën thellë. Faleminderit familjes Rushiti për pritjen dhe përzemërsinë! Sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë ne dhe një kujtesë e përhershme se liria e sotme ka ardhur me shumë dhimbje e sakrifica. Këto momente të sinqerta me qytetarët tanë na japin forcë dhe besim se së bashku do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunën tonë. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani.