Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, ka zhvilluar një tubim elektoral në Lloshkobare, ku është pritur me entuziazëm nga qindra qytetarë.
Në praninë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, Aliu tha se mesazhi nga banorët ishte i qartë: fitore.
Ai theksoi mbështetjen e fortë nga fshatrat Kosharja, Kosina, Lloshkobarja, Slivova, Dremjaku, Llojza dhe Saraishta, duke u zotuar për realizimin e vizionit për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”.