Gjilani ndan rrugët me trajnerin Ardian Nuhiun

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

SC Gjilani ka njoftuar se i kanë ndarë rrugët me kryetrajnerin Ardian Nuhiun.

Klubi e ka falënderuar trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e klubit.

“Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne.

Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook.

Të ngjashme