Arrestimi i Spahiut në Serbi, përmes protestës u bëhet thirrje institucioneve vendore e ndërkombëtare për reagim

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

“Liria është e drejtë, jo privilegj”,”Arbnor Spahiu nuk është vetëm, të gjithë jemi me të”, këto janë thirrjet e qytetarëve që nëpërmjet një proteste simbolike u kanë bërë thirrje institucioneve vendore por edhe ndërkombëtare që të reagojnë  për ish-policin Arbnor Spahiu që po mbahet tash e disa muaj në burgun e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Vajza e axhës së Arbnorit, Donjeta Spahiu ka hedhur kritika ndaj institucioneve të Kosovës të cilat sipas saj vetë kanë heshtur karshi arrestimit të tij nga autoritetet serbe.

“Sot jemi mbledhur të bashkuar nga dhimbja dhe shqetësimi për të kërkuar drejtësi për Arbnorin. Arbnori është njëri i pafajshëm që mbahet padrejtësisht ne burg. Sot jemi në muajin e katërt të kësaj padrejtësie, janë 4 muaj të rëndë edhe për Arbnorin që dikur i shërbente dinjitetshëm vendit.  Një thirrje që drejtësia të vie në vend i falënderojmë institucionet shtetërore por i bëjme thirrje të mos heshtin. Heshtja e tyre e ka dëshmuar një dështim. Familja e ka takuar Arbnorin, gjendja e tij fizike është e mirë por gjendja emocionale është e rëndë. Janë dorëzu të gjitha dokumentet e nevojshme që nevojiten për procedurat. Pjesëtarët e familjes së ngushtë janë takuar, e kanë ngrit zërin institucionet por derisa Arbnori nuk është këtu atëherë nuk është e mjaftueshme”, tha ajo.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ishte ndaluar me 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi. Autoritetet e drejtësisë në Serbie e akuzojnë atë për gjoja kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sipas tyre, Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë të Zveçanit, pra me 23 shtator 2023, në kohën kur një grup terroristësh serb të armatosur në krye me kryekriminelin Milan Radoiçiqin sulmuan policinë  e Kosovës e ku e vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Të ngjashme