Një person është raportuar i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në njërën nga bjeshkët e Istogut, si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se pas marrjes së informacionit, autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje.
Ekipet emergjente janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndihmuar personin e bllokuar.
“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.