Jeton Mushkolaj: Jam krenar të promovoj dhe mbështes njerëz që e nderojnë vendin me punë e përkushtim

Prishtinë | 04 Tet 2025 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Deçanit, Jeton Mushkolaj ka vizituar Klinikën e Dhëmbëve Triodent.

Në një postim në Facebook, Mushkolaj tha se Dr. Muhamet Lushaj dhe Dr. Arber Lushaj kanë ndërtuar një emër që respektohet jo vetëm në Deçan, por në mbarë Kosovën.

Postimi i plotë:

Klinika e Dhëmbëve TRIODENT – Krenaria jonë profesionale!

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Klinikën e Dhëmbëve TRIODENT, ku u mirëpritëm me ngrohtësi nga dy profesionistë të jashtëzakonshëm – Dr. Muhamet Lushaj dhe Dr. Arber Lushaj.

Me përkushtim, etikë dhe mjeshtëri, ata kanë ndërtuar një emër që respektohet jo vetëm në Deçan, por në mbarë Kosovën. Shërbimi i tyre është model i kujdesit, besimit dhe humanizmit.

Këta mjek e bëjnë Deçanin tonë më të mirë dhe, si kandidat për Kryetar Komune, jam krenar të promovoj dhe mbështes njerëz që e nderojnë vendin me punë e përkushtim.

Faleminderit për pritjen dhe klimën pozitive që krijoni çdo ditë!

Të ngjashme