Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovvës nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se ka vizituar familjet Dragusha në Miradi të Poshtme.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë diskutuar për vizionin e së ardhmës.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen Dragusha në Miradi të Poshtme. Një pritje e ngrohtë dhe bisedë e hapur, ku diskutuam për të arriturat dhe vizionin e së ardhmes.Faleminderit për mikpritjen dhe respektin!Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar ai.