Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën në Durrës

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në Durrës do të mbahet takimi i radhës në nivel presidentësh i samitit të Brdo–Brijunit, ku vëmendja do të jetë tek perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mblidhen të hënën në Durrës, për samitin e Iniciativës Brdo-
Takimi i këtij viti që është në nivel presidentësh do të mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: së bashku drejt BE-së”.

Pjesëmarrësit në samit do t’i kushtojnë gjithashtu vëmendje edhe forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zbatimit të planit të BE-së për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Procesi Brdo-Brijuni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Të ngjashme