Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me deputetin Besian Mustafa, ka zhvilluar sot një takim me banorët e një lagjeje në komunë.
Ai tha se u pritën me ngrohtësi dhe falënderime, ndërsa theksoi rëndësinë e dëgjimit dhe bashkëpunimit me qytetarët.
“Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë,” u shpreh Osmani.