IKD: Vendimet e kundërligjshme të Qeverisë ngrisin dyshime për përgjegjësi penale

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimeve të marra më 7 tetor nga Qeveria në detyrë, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve lokale.

IKD i cilëson këto vendime që përfshijnë ndarje fondesh për studentë dhe familje në nevojë me vlerë mbi 30 milionë euro si të kundërligjshme dhe me ndikim elektoral.

Sipas IKD-së, pjesëmarrja e deputetëve në vendimmarrje si anëtarë të qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë. Po ashtu, këto vendime tejkalojnë kompetencat e një qeverie në detyrë dhe mund të përbëjnë vepër penale sipas nenit 414 të Kodit Penal të Kosovës.

IKD kërkon nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të hetojë veprimet e dyshuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe fondeve publike për përfitime politike në prag të zgjedhjeve.

Të ngjashme