Aktgjykimi i Kushtetueses, Kryeziu: U sqarua çka dihej se dështimi i konstituimit u bë nga shumica e deputetëve

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Ismet Kryeziu nga Instituti për Demokraci i Kosovës, në një reagim pas botimit të Aktgjykimin të plotë për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, tha se u sqarua që dështimi ndodhi “si pasojë e mosvotimit të shumicës së deputetëve” dhe jo për shkak të “pengesave të komunitetit serb”.

Postimi i Kryeziut:

Gjykata Kushtetuese e sqaroi një çështje të ditur, se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve.

Pra, përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar.

Gjykata po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

Të ngjashme