Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi ka thënë se kanë përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe janë proceduar penalisht tre persona.

Përmes të të njëjtit njoftim, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit në këtë rast, raporton TCh.

“Të tre shtetasit janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë

Të ngjashme