Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Riad Rashiti, u takua me banorët e lagjes Dheu i bardhë dhe lagjes Dardania.
Postimi i plotë:
Takuam banorët e lagjes Dheu i bardhë dhe lagjes Dardania, ku pritja ishte madhështore, e entuziazmi për ta bërë qytetin tonë #MaMirë ishte i pashoq.
Me super kandidatët e këtyre lagjeve Suzanën, Përparimin, Izerin, Refikun e Arbisën u zotuam që programi ynë, nuk do të mbetet vetëm program i shkruar në letër, por ai do të vihet në zbatim të plotë, sepse të gjithë ne duam dhe meritojmë më mirë.
Por, për këtë na duhesh edhe TI, besimi yt, vota jote!
Ju faleminderit! 💙

