Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Jeton Mushkolaj, mbajti tubim me banorët e Lumbardhit.
Postimi i plotë:
Në Lumbardh morëm një përkrahje të fuqishme – një mesazh i qartë se ndryshimi po vjen!
E diela do të jetë dita e fitores së madhe, dita kur Deçanit do t’i hapim një kapitull të ri – kapitullin e zhvillimit, barazisë dhe shpresës.
Qeverisja jonë do të përfaqsoj çdo fshat, çdo qytetar – pa dallime, pa përjashtime. Sepse oferta jonë është qytetare, e ndërtuar mbi nevojat dhe ëndrrat e banorëve të Deçanit. Dhe këtë ofertë do ta fuqizojë vullneti i lirë i njerëzve tanë.
Bashkë po e bëjmë ndryshimin të mundur!


