Arrestohen tre persona, dyshohet se shpërndanë video të keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në Prizren dhe Obiliq, nën dyshimin se kanë shkarkuar dhe shpërndarë video materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë shpërndarë videot në rrjete sociale dhe platforma online.

“Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet” njofton policia.

Të ngjashme