Besnik Osmani: Programit tonë qeverisës iu bashkua edhe Lëvizja për Bashkëveprim

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka njoftuar se programit qeverisës iu është bashkuar Lëvizja për Bashkëveprim

“Mbrëmë, programit tonë qeverisës iu bashkua edhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), me kryetarin z. Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Majlind Sadriu. Në një takim të mrekullueshëm me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, u dakorduam për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Bashkë për një Fushë-Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë! Me energjinë dhe përkrahjen e pashembullt të qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt. Fushë-Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme