Haradinaj mirëpret marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka mirëpritur marrëveshjen mes Hamasit e Izraelit.

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes në fazën e parë në Lindjen e Mesme sipas planit të Presidentit Trump. Kjo marrëveshje historike, është hap i parë i normalizimit duke besuar në një paqe të qëndrueshme dhe afatgjate. Mirënjohje përfshirjes aktive të Turqisë dhe shteteve tjera aleate në arritjen e këtij momentumi. Të bekuar janë paqevënësit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme