Musliu: Serbia po rrit breza me urrejtje kundër Kosovës

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka reaguar në lidhje me atë se në shkollat serbe po mësohet fryma anti-Kosovë. Musliu ka thënë se Serbia po përgatitet për konflikt dhe njëkohësisht po rrit breza me urrejtje kundër Kosovës.

“Serbia po rrit breza me urrejtje kundër Kosovës. Indoktrinimi i gjeneratave të reja në Serbi me narrativën se “Kosova është pjesë e Serbisë” është një krim politik ndaj së vërtetës dhe paqes. Përmes teksteve shkollore, Beogradi po kultivon urrejtje dhe nacionalizëm primitiv, duke rritur një brez të tërë të helmuar me ide anti-Kosovë. Thelbi i politikës serbe është ta mbajë shoqërinë të mbyllur në mite e gënjeshtra, duke e përdorur urrejtjen si armë politike. Serbia nuk po përgatit paqe, por po përgatit konflikt”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme