Takim me gastronomët, taksistët e tubime, Rama: Një ditë në mes punës, dashnisë e përkushtimit

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar fushatën para zgjedhjeve të së dielës.

Në një video në rrjete sociale, Rama ka përmbledhur aktivitetet e tij.

Duke nisur nga përurimi i shtigjeve në Gërmi, takimet me gastronomet e taksistët, deri te tubimi në Prugoc e takimet me gratë.

Rama ka falënderuar qytetarët për këtë mbështetje.
“Një ditë në Prishtinë, mes punës, dashnisë e përkushtimit. Faleminderit, Prishtina!”, ka shkruar Rama.
Projektet e Përparim Ramës i gjeni në platformën Prishtina Work.

Të ngjashme