Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut edhe një mandat, Ilir F. Ferati, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit vizitoi disa biznese.
Postimi i plotë:
Në vizitë të bizneseve Dekor Plast, që merret me prodhimin e dyerve e dritareve dhe Dijamant Projekt, që ofron materiale ndërtimore cilësore.
Mbështetja jonë e parezervë për bizneset lokale do të vazhdojë, me fokus në fuqizimin dhe brendimin e produkteve “Made in Istog”, për t’i bërë ato të njohura dhe të vlerësuara në tregun vendor e ndërkombëtar.
I falënderoj përzemërsisht për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.✌🏼




