Kërkohet paraburgim për Fatmir Shehollin, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, të arrestuarit një ditë më parë nën dyshimin për spiunazh.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.SH., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh””, thuhet në njoftim.

Paraditen e sotme RTK publikoi një audio-incizim ku dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona. E me bashkëbiseduesin e dytë, Sheholli tregon ndikimin e tij në Serbi por edhe miqësinë me Listën Serbe dhe kryeterroristin Millan Radoiçiqin.

Të ngjashme