Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj që zgjedhja e Nenad Rashiq nënkryetar është antikushtetuese. Ai ka bërë të qartë se zgjedhja ishte ligjore, ndërkohë që ka thënë se ai ka zgjedhur ta përsërisë narrativën e Listës Serbe.
“Nuk e besova kur e lexova — por ja që qenka e vërtetë. Fatmir Limaj sot paska thënë se zgjedhja e Rashiqit është “antikushtetuese.” Seriozisht? Kuvendi ka vepruar drejt. Gjykata e ka sqaruar. Rashiq i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore. Pikë. Por Limaj, për arsye që askush s’i kupton, zgjedh të përsërisë narrativën e Listës Serbe. Pse? Cili është plani? A mendon vërtet se ka ndonjë përfitim politik nga kjo gjë? Ndoshta është konfuzion. Ndoshta është dëshpërim. Në çdo rast — është një barrë shumë e rëndë për ta bartur”, ka shkruar Kryeziu.