Arrestohet 56-vjeçari në Muriqan, i dënuar në Itali me mbi 16 vjet për drogë

Prishtinë | 11 Tet 2025 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Spartak Joanu, banues në Fier, u arrestua duke hyrë në territorin e Shqipërisë.

Sipas raportimeve, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë.

Të ngjashme