Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiq: Pjesëmarrja e serbëve në votime më e lartë se e shqiptarëve

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “shqiptarët janë shumë nervozë” për shkak të “pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje” në mjediset me shumicë serbe.

“Deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte më e madhe në mjediset serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj në fitoren e Listës Serbe, shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Ai nuk sqaroi se në cilat të dhëna është bazuar.

Të ngjashme