Policia e Gjakovës sekuestron kokainë dhe armë gjatë një bastisjeje

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Gjakovës, në bashkëpunim me njësi tjera, ka realizuar një bastisje në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, ku ka sekuestruar 5.71 gramë substancë të dyshuar si kokainë, një pushkë ajrore, 23 fishekë revolveri, dy peshore dhe dëshmi tjera relevante.

Dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Blerje, shitje ose posedim i substancave narkotike”.

“Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së Gjakovës, në asistencë nga njësi tjera të Gjakovës, ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykatës Themelore Gjakovë për bastisjen e pronës së të dyshuarve. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova: substancë që dyshohet të jetë narkotike – kokainë me peshë 5.71 gram, një pushkë ajrore dhe 23 fishekë të revoles, dy (2) peshore dhe dëshmi tjera relevante me rastin. Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë, provat materiale janë sekuestruar, është proceduar rasti për ‘Blerje, shitje posedim të substancave narkotike’. Dy të dyshuarit me vendim janë ndaluar në afat deri në 48 orë”, thuhet ne konfirmim.

Të ngjashme