Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një veturë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili tha se në orën 09:10 janë njoftuar për trupin e pajetë.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen.
“Sot në orën 9:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjeksor ku është konstatur vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes”, tha Gashi.