Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e përshkroi atmosferën në Tiranë teksa mijëra protestues janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në kuadër të protestës “Drejtësi për çlirimtarët”.
Ajo tha se në sytë e çdo pjesëmarrësi kishte shpresë, dashuri dhe kujtesë, duke shtuar se Tirana sot është mbushur me krenari, dhimbje dhe përkujtim.