Ali Ahmeti: Aktakuza ndaj Thaçit u ngrit kur po shkonte në Washington për njohjen reciproke me Serbinë, pa ndarje e shkëmbim

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, po merr pjesë në protestën e sotme në Tiranë, ku po kërkohet drejtësi në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.

Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, kur ai po shkonte në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë.

Politikani shqiptar i Maqedonisë ka deklaruar se kjo marrëveshje do të bëhej pa ndarje të Kosovës e pa shkëmbim territoresh dhe do t’i jepte fund armiqësisë me Serbinë.

“Do të ishte përfundim i hasmërisë shekullore me Serbinë, pa ndarje dhe shkëmbim të territoreve” , ka deklaruar Ali Ahmeti, percjell gazeta express

.

Të ngjashme