Një nga protestuesit që po merr pjesë në tubimin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar se ka udhëtuar në këmbë nga Prishtina në Tiranë, për t’iu bashkuar kësaj proteste që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.
Ai tha se ka ndërmarrë këtë nismë pas një vizite në Hagë dhe se dy muaj më parë i kishte kërkuar personalisht kryeministrit Edi Rama që të organizonte një protestë kombëtare në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës.
“Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të arritur këtu. Para dy muajsh, pasi u ktheva nga Haga, i kërkova kryeministrit Rama të mbahej një protestë në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar dhe policinë e Kosovës për mbështetjen”, tha protestuesi.