Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka falënderuar të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen në protestën e Tiranës ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Pas përfundimit të saj, ai pati një falënderim të veçantë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e protestës, raporton klankosova.
“I falendëroj të gjithë për pjesëmarrjen, falendëroj z.Rama për përkrahjen e protestës dhe z. Balla që është angazhu dhe ka dhënë përkrahje maksimale për protestën”, ka thënë Endrit Thaçi.
Qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha trevat shqiptare iu bashkuan protestës që u mbajt në qendër të Tiranës.
Protesta e sotme në Tiranë ka filluar në orën 17:00 dhe ka përfunduar në orën 18:00.