Grenelli për protestën në Tiranë: Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo çka bëri Smithi

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar për protestën e sotme të mbajtur në Tiranë kundër Gjykatës Speciale.

Grenelli e shpërndau një video nga pjesëmarrja e mijëra qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke shkruar se “Haga është jashtë kontrollit” dhe se “kjo është ajo çfarë ka bërë Jack Smithi”.

Po ashtu, Grenelli reagoi duke shkruar “dhe në Tiranë” mbi një postim të bërë ku u tha se sot në Tiranë u mbajt protesta e tretë më e madhe ndaj gjykimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas atyre në prishtinë dhe Hagë.

Të ngjashme