Operohet De Bruyne, pritet të mungojë deri në shkurt

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Napolit, Kevin De Bruyne, pritet të mungojë deri në muajin shkurt pas operimit muskulor që e pati të mërkurën. 

De Bruyne u lëndua menjëherë pasi shënoi gol nga penalltia në fitoren 3:1 të Napolit ndaj Interit në vikend. 

Klubi ka njoftuar se ai ka pasur lëndim të rëndë në kofshë dhe i është dashur operimi. 

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se faza e rikuperimit të De Bruynet mund të marrë kohë deri në pesë muaj.

Të ngjashme