Policia e Kosovës ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj gjashtë shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit në rajonin e Ferizajt.
Gjatë kontrollimeve në rrugët magjistrale Ferizaj–Shtime dhe Ferizaj–Gjilan, policia ka ndaluar shoferë që kanë tejkaluar në vijë të plotë, kanë vozitur pa kategorinë përkatëse, kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar apo kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes.
Gjithsej janë shqiptuar gjoba nga 200 deri në 500 euro, pikë negative dhe masa mbrojtëse që variojnë nga ndalim drejtimi deri në ndalim qarkullimi për disa muaj.
Policia rajonale apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të raportojnë shkeljet në numrin 192.