Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi të mërkurën se SHBA do të rifillonte testimet bërthamore, por nuk u përgjigj nëse kjo do të përfshinte testet tradicionale nëntokësore që ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.
“Do ta mësoni shumë shpejt, do të bëjmë disa testime”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa fluturonte për në Palm Beach, Florida .
“Vende të tjera po e bëjnë. Nëse po e bëjnë ato, do ta bëjmë edhe ne”, shtoi ai.
Të enjten, Trump tha se kishte urdhëruar ushtrinë të rifillonte menjëherë testimet e armëve bërthamore për herë të parë në 33 vjet. Ky veprim duket të jetë një “mesazh” për fuqitë rivale bërthamore Kinën dhe Rusinë.
Nuk është ende e qartë nëse Trump po i referohej testeve të armëve bërthamore apo testeve të raketave të afta të mbajnë koka bërthamore. Asnjë fuqi tjetër bërthamore, përveç Koresë së Veriut, nuk ka testuar armë bërthamore në 25 vjet. Testi i fundit i Koresë së Veriut daton në vitin 2017.