Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkëputur një pjesë të debatit me Hajrulla Çekun.
Për kandidatin tjetër, Rama tha se për 3 orë, nuk ishte në gjendje ta përmend as edhe një plan që synon ta realizojë në Prishtinë.
“Pas afër tri orë, kandidati për Prishtinë, Hajrullah Çeku, nuk ishte në gjendje të përmendte asnjë projekt konkret që planifikon ta realizojë për Prishtinën!!! As edhe një!”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se Çeku edhe si ministër i Kulturës, nuk e realizoi asnjë projekt për Prishtinën.
“Për më tepër, edhe si Ministër i Kulturës, nuk ishte në gjendje të tregonte asnjë projekt që ka përfunduar në kryeqytet! Për renovimin e hapësirave ekzistuese tha se i duhen 4–5 vjet! Imagjinoni sa vite do t’i duhen për të nisur e përfunduar projekte nga zero, si këto që na jemi tu i bo në Kryeqytet?!”, ka shkruar Rama.