Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar për Ekonomia Online se Abdixhiku ka marrë pjesë në takim, duke theksuar se është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Po, ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së,” ka deklaruar Mustafa.