Gjermania planifikon tre miliardë euro shtesë për Ukrainën

Prishtinë | 05 Nën 2025 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Qeveria gjermane planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me tre miliardë euro të tjera (3,4 miliardë dollarë) në vitin 2026, tha Ministria e Financave.

’’Fondet kanë për qëllim të mbështesin artilerinë, dronët, automjetet e blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve raketore ‘Patriot’’, tha ministria.

“Gjermania qëndron fort me Ukrainën dhe është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Evropë”, theksoi ajo.

Ministri i Financave, Lars Klingbeil do të paraqesë një propozim për miratim parlamentar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius.

Propozimi duhet të diskutohet më pas nga komisioni i buxhetit i Bundestagut.

Projektbuxheti i Gjermanisë për vitin 2026 aktualisht cakton 8,5 miliardë euro për Ukrainën

Të ngjashme