Nesër varroset kosovarja që vdiq tragjikisht në Tetovë

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahiu, 25-vjeçarja nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.

25-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penal

Të ngjashme