I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë në gjendje stabile

Prishtinë | 07 Nën 2025 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në Malishevë, Astrit Isufi, ndodhet në gjendje stabile.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai tha se i plagosuri është sjellë për trajtim nga policia dhe se ndaj tij do të kryhen të gjitha ekzaminimet mjekësore, para se të transferohet në Klinikën Abdominale.

“I plagosuri është sjellë për trajtim nga policia, gjendja e tij është stabile. Do bëhen të gjitha ekzaminimet dhe do transferohet në Klinikën Abdominale.”

Të ngjashme