Sot në Shqipëri po mbizotëron heshtja zgjedhore, ndërkohë që ditën e diel, në 5 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, shkruan A2 CNN.
Policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku të cilët kanë marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve, si edhe 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
Kjo duket si fushata më jo tipike, pasi kandidatët e kanë zhvilluar fushatën e tyre pa protagonizëm politik dhe as liderët e partive të mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral.
Kujtojmë se mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.