Feraj i VV-së: Të thuash e votoj Kurtin por jo kandidatin, si të thuash e besoj Zotin por jo Muhamedin ose Krishtin

Prishtinë | 08 Nën 2025 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Në një status në Facebook, Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes, duke pretenduar se po i referohet një bisedë mes dy votuesve të partisë, artikuloi një analogji teologjike, teksa përpiqet të tregojë për votuesit që mbështesin Albin Kurtin në nivel qendror, por refuzojnë kandidatët lokalë të sponsorizuar prej tij, duke i reduktuar në “mëkatarë” politikë.

Sipas tij, votuesi që mbështet Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatin e tij lokal, është si një besimtar që pranon Zotin, por mohon profetin, apo për të krishterin, siç shkruan ai: “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”.

Postimi:
Bisedë interesante, sepse “teologjike”, mes votuesve të LVV-së:

Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal.

Tjetri: si muslimani që thotë “e besoj Allahun, por jo të të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.”, ose i krishteri që thotë “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”.

(nga shënimet e mia gjatë fushatës elektorale).

Të ngjashme